Një rast i vrasjes në tentativë është regjistruar të hënën në Zubin Potok.
Sipas njoftimit në raportin 24-orësh të Policisë, dy të dyshuar janë arrestuar lidhur me rastin, një burrë dhe një grua.
Të dyshuarit i kanë shkaktuar lëndime trupore viktimës.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt.
“Zubin Potok 17.10.2022 – 22:45. Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovar/e , pasi që dyshohet se i kanë shkaktuar lëndime trupore viktimës mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje , kurse tjetri lirohet në procedurë të rregullt”, njofton Policia.