Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit mes një autobusi dhe një furgoni në rrugën Ferizaj-Gjilan, saktësisht në hyrje të fshatit Pozheran.
Lajmin për e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili tha se në vend të ngjarjes kanë dalë hetuesit policorë, zjarrfikësit dhe personeli mjekësor.
“Dy të lënduarit me autoambulancë janë duke u transferuar për tretman mjekësorë njëri në Qendrën Emergjente në Spitalin Rajonal të Gjilanit dhe tjetri për në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë”.
“Sipas mjekut i cili ka qenë në vendin e ngjarjes të dy të lënduarit për momentin janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Osmani