Dy të lënduar nga një aksident trafiku në qendër të Gjilanit

Dy të lënduar nga një aksident trafiku në qendër të Gjilanit

Dy persona kanë mbetur të lënduar, nga një aksident trafiku në qendër të Gjilanit, raporton Gazeta Enigma.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Gjilanin, Ismet Hashani, ku tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00.

“Po ju informoj se mbrëmë rreth orës 20:00 policia e Kosovës njësitet e trafiku rajonal janë njoftuar se ka ndodh një aksident trafiku në mes dy veturave në qendër të Gjilanit. Nga hetimet e bëra mësohet se dy persona kanë pësuar lëndime, po ashtu ka pas edhe dëme materiale në automjete. Policia e Kosovës po i heton shkaqet se si ka ardhë deri te aksidenti”, tha Hashani 

Related Articles