Dy të lënduar pas një aksidenti mes veturës dhe dy motoçikletave në Prishtinë

Dy të lënduar pas një aksidenti mes veturës dhe dy motoçikletave në Prishtinë

Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 20:30, në Prishtinë, konkretisht në rrugën “Fahri Fazliu”.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se në aksident ishin të përfshira dy motoçikleta dhe një veturë.

“Rreth orës 20:30, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë ka ndodhë një aksident ku janë përfshirë një automjet dhe dy motoçikleta. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona të cilëve u është ofruar tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit“.

Related Articles