Dy të mitur janë arrestuar në fshatin Mogillë të komunës së Kllokotit, pasi policia u gjeti dy armë automatike AK-47 në bagazhin e automjetit në të cilin ishin të dyshuarit.
Policia njofton se gjatë patrullimit në fshatin e lartcekur ka ndaluar automjetin për një kontroll rutinë, me ç’rast janë arrestuar një 16-vjeçar dhe një 15-vjeçar.
Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin Policor Kllokot ku janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarve të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt në prokurori”, njofton më tej policia