Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur kanë humbur jetën pasi u mbytën në rrjedhën e lumit Shkumbin.
Sipas informacioneve paraprake, fëmijët ndersa ruanin bagëtitë së bashku me një familjare të tyre kishin hyrë në ujë për t’u larë, por rrjedha e fortë dhe mungesa e sigurisë bënë që ata të mos arrinin të dilnin më në breg.
Banorë të zonës dhe forcat e emergjencës që mbërritën aty u përpoqën t’i ndihmonin, por fatkeqësisht, trupat e pajetë të të miturve u gjetën pak më vonë në një kanal të lumit më poshtë, raporton gazetari Fatos Salliu.
Ngjarja ka tronditur gjithë zonën , ndërsa familjarët ndodhen në gjendje të rënduar psikologjike të afërm e bashkëfshatarë të viktomave .
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie.Praprakisht raportohet se viktimat ja vëllezër 8 dhe 10 vjeç.
“Në fshatin Labinot, dyshohet se janë mbytur aksidentalisht në lumin Shkumbin dy fëmijë të moshës 7 dhe 9 vjeç (vëllezër). Trupat e pajetë po transportohen për ekspertizë mjeko-ligjore. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave“, njofton policia.