Një grua e moshuar është gjetur pa shenja jete në një shtëpi në Junik gjatë ditës së mërkurë, ka njoftuar policia.
olicia fillimisht ishte njoftuar se dy gra të moshës së shtyrë, ishin gjetur pa vetëdije, por njëra prej tyre, fatkeqësisht kishte vdekur.
Viktima tjetër është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK në gjendje të rëndë. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori, me vendimin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Raportohet se në një shtëpi janë gjetur pa vetëdije dy femra të moshuara kosovare. Lidhur me rastin ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se njëra nga viktimat është pa shenja jete, ndërsa tjetra është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK në gjendje të rëndë. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori, me vendimin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. / Gazeta Enigma.
