Dy të paraburgosur sulmojnë gardianin e burgut në Shkodër

Dy të paraburgosur sulmojnë gardianin e burgut në Shkodër

Në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Reç është shënuar një incident i rëndë, ku dy të paraburgosur, të identifikuar me inicialet A.Gj dhe F.D, kanë ushtruar dhunë ndaj një punonjësi të Policisë së Burgjeve.

Sipas njoftimit zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, të paraburgosurit kanë kundërshtuar me forcë autoritetin si dhe kanë shkaktuar dëme materiale, duke shkatërruar pajisje brenda ambienteve të institucionit.

Reagimi i autoriteteve ka qenë i menjëhershëm. Strukturat drejtuese të burgjeve kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndjekur nga afër situatën, ndërsa forcat e sigurisë kanë ndërhyrë për të neutralizuar rrezikun dhe për të rikthyer rendin.

Punonjësi i lënduar ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe, sipas burimeve të Euronews.al, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të ngjarjes, janë marrë masa të menjëhershme ndaj dy të paraburgosurve:

– Vendosje në regjim të veçantë izolimi për një periudhë 3-mujore;

– Nisje e procedimit penal për tre vepra penale, në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve;

– Transferim drejt një institucioni të sigurisë së lartë.

Related Articles