Dy të rinj gjenden në gjendje kritike nga mbidoza në një qendër tregtare në Gjilan

Dy të rinj gjenden në gjendje kritike nga mbidoza në një qendër tregtare në Gjilan

Dy të rinj nga Komuna e Bujanocit janë gjetur në gjendje kritike në një qendër tregtare në Gjilan, ku dyshimet e para janë se kjo ka ndodhur për shkak mbidozës nga përdorimi i substancave narkotike, raporton Gazeta “Enigma”.

Ekipet emergjente janë shfaqur në vendin e ngjarjes, ku burimet bëjnë me dije se tashmë ata janë dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan, për të marrë trajtim.

Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore, teksa Enigma është në pritje të një përgjigje nga ekipet emergjente për rastin në fjalë.

Related Articles