Dy të rinj i dhanë kanabis për ta konsumuar, shtrihet në spital 14-vjeçari

Dy të rinj i dhanë kanabis për ta konsumuar, shtrihet në spital 14-vjeçari

Dy të rinj, 16 dhe 22 vjeç, janë proceduar penalisht nga policia e Gjirokastrës.

Sipas organeve të rendit, 16-vjeçari dyshohet se i ka dhënë kanabis një 14-vjeçari, i cili pas konsumimit të saj është paraqitur në spital me probleme shëndetësore, ndërsa 22-vjeçari ka qenë prezent gjatë këtij rasti, por nuk ka ndërhyrë dhe as nuk ka kallëzuar në polici.

14-vjeçari mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar 16-vjeçarit një sasi të vogël kanabisi.

Related Articles