Dy persona u plagosën me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në Tiranë. Ngjarja ndodhi në një lokal në Rrugën ‘Todi Shkurti’, në kryeqytet.
Policia bëri me dije se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti të çastit. Të plagosur me armë zjarri kanë mbetur shtetasit Altin Gjoka, 32 vjeç dhe Jetmir Marashi, 28 vjeç.
Sipas burimeve bëhet fjalë për një përplasje mes disa personave në afërsi të një lokali në rrugën ‘Todi Shkurti’, ku mbetën të plagosur dy të rinjtë. Gjithçka dyshohet se ka ardhur pas një konflikti që personat kishin për një përplasje automjetesh, raporton euronews.al, përcjell Gazeta Enigma.
Personat kanë shkuar për sqarim dhe me pas situata është përshkallëzuar deri në përdorimin e armëve.
Autori i dyshuar i ngjarjes, Aldo Imaldi (Gjini), është larguar me një automjet nga vendngjarja. Policia ka ngitur postblloqe në disa rrugë për kapjen e tij.