Katër persona janë gjetur të vdekur në një banesë në perëndim të Londrës.
Bëhet fjalë për një burrë dhe një grua rreth të 30-ave, një vajzë 11-vjeçare dhe një djalë trevjeçar, raporton SkyNews.
Të vdekurit besohet se janë të afërm, por kjo mbetet për t’u konfirmuar.
“Hetimi është na fazën fillestare, por në të dhënat e para që kemi, nuk jemi duke parë që dikush tjetër të ketë lidhje me rastin”, ka thënë kryeinspektori Sean Wilson.