Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoni të Veriut janë shënuar 21 raste të reja me COVID-19, si dhe kanë vdekur dy persona që ishin prekur me këtë virus.
Po ashtu janë shëruar edhe 71 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 299,936 që nga fillimi i pandemisë.
Numri total i të prekurve me koronavirus ka arritur në 309,790, kurse i të vdekurve është 9,282 persona.