Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë shfaqur 716 raste të reja me COVID-19, ndërsa kanë vdekur dy persona.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se të shëruar janë 1,055 persona, kështu duke e quar numrin e të shëruarve në 300,313.
Kurse, aktive me COVID-19 janë 8,239 raste, numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus ka arritur në 312,097, të vdekur janë 3,545.