Dy të vdekur si pasojë e një aksidenti në mes të një motori dhe një veture në Suharekës

Dy të vdekur si pasojë e një aksidenti në mes të një motori dhe një veture në Suharekës

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Një aksident tragjik me dy të vdekur ka ndodhur para pak minutash në Shirokë të Suharekës.

Aksidenti ka ndodh ndërmet një motori dhe një veture dhe për pasojë dy persona kanë mbetur të vdekur.

Viktimat kanë qenë të dy në motor, dhe dyshohet se janë të moshës së re.

Ndërsa, siç bëjnë të ditur sinjalizuesit, shoferi i veturës është duke e marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Prizrenit.

Related Articles