Të paktën dy persona janë vrarë dhe të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një sulmi rus që goditi Kharkivin e Ukrainës.
“Dy bomba ajrore ruse të drejtuara goditën një market në Kharkiv. Sipas raporteve të përditësuara, dy persona u vranë”, tha Oleh Syniehubov, kreu i administratës ushtarake rajonale të Kharkiv.
“Shërbimet e specializuara ndodhen në vendngjarje. Të gjithë të lënduarve po ju ofrohet ndihma”, tha Syniehubov.
“Nuk ka asnjë objekt të vetëm ushtarak afër”, shtoi ai.