Një krim i rëndë në familje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet, ku janë shënuar 2 të vrarë.
Mësohet se vëllai ka vrarë vëllanë e tij, e më pas është vetëvrarë. Klan News raporton se viktimat janë Lulëzim Cami 69 vjeç dhe Vehap Cami 63 vjeç nga Bulqiza.
Nga hetimet paraprake të grupit hetimor, rezulton se Vehap Cami qëlloi me pistoletë Lulëzim Camin. Më pas armën e ktheu nga vetja. Për pasojë humbën jetën që të dy. Shkak i krimit dyshohet të jetë bërë konflikti për pronat.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e Lulëzim Camit në zonën e Freskut në rrugën “Xhon Belushi” rreth orës 07:40.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës.
Ishte ora 07:40 kur banorët e rrugës “Xhon Belushi” në zonën e Freskut në Tiranë dëgjuan të bërtitura nga shtëpia e Lulëzim Camit 69 vjeç.
Kështu e përshkruajnë banorë të zonës krimin e rëndë brenda familjes që tronditi kryeqytetin mëngjesin e kësaj të enjte, ku vëllai vrau vëllanë, e më pas veten.