Dy të vrarë nga bombardimet ruse në Pokrovsk të Ukrainës

Dy të vrarë nga bombardimet ruse në Pokrovsk të Ukrainës

Të paktën dy civilë janë vrarë nga bombardimet ruse të Pokrovsk në rajonin e Donetskut, sipas Andriy Yermak, kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës.

Raportohet se raketa ka goditur një ndërtesë banimi, shkruan Sky News.

Sipas njoftimit, katër civilë janë plagosur, derisa disa të tjerë besohet të jenë nën rrënoja.

“Për momentin dihet për dy persona të vrarë, një grua dhe një burrë. Katër të plagosurit u morën me ambulancë. Ekipet e shpëtimit dhe mjekët po punojnë”, tha Yermak në Telegram.

Related Articles