Dy sportiste nga Kosova kanë arritur ti sigurojnë Kosovës një medalje të bronztë në Beach Volley që po mbahet në Moldavi.
Bëhet fjalë për, Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari.
Dyshja kosovare mposhti çiftin turk Sidim/Ceylin, teksa po garonin për vendin e tretë.
Ato fituan me rezultat 2-0 në sete (21:19 dhe 21:17), dhe ishin të udhëhequra nga trajneri Edon Ibrahimi.
Në këtë kompeticion Kosova garoi edhe me dyshen e djemve Bajrami dhe Maliqi që u drejtuan nga trajneri Fatlum Hajrizi, të cilët arritën ta zënë vendin e shtatë. /Gazeta Enigma