Dy vajza në Prishtinë i çojnë në Polici prindërit, ankohen se i rrahën

Dy vajza në Prishtinë i çojnë në Polici prindërit, ankohen se i rrahën

Jo rrallëherë prindërit përfundojnë në pranga për shkak të keqtrajtimit që ua bëjnë fëmijëve. Në shumicën e këtyre rasteve, viktima janë të miturit, ndaj të cilëve ushtrohet dhunë fizike e psikike. Për një rast të tillë, ka rënë në pranga dje një burrë në Fushë Kosovë.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në një familje në Prishtinë, ku dy prindër dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj dy vajzave të tyre [njëra nga to e mitur].

Sinjali mëson se vajzat kanë denoncuar rastin në Polici, ku kanë deklaruar se prindërit e tyre i kanë rrahur pas një mosmarrëveshjeje verbale.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku gjatë intervistimit kanë mohuar të kenë ushtruar dhunë ndaj vajzave të tyre.

Me urdhër të prokurorit, ndaj prindërve është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

Related Articles