Në supermarketin ‘Maxi’ në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë, dy vajza kishin shkuar për të kryer vjedhje.
Siç mëson Sinjali, bëhet fjalë për një 18-vjeçare dhe për një të mitur, të cilat janë kapur në flagrancë nga punëtorët e marketit, duke tentuar të vjedhin gjësende.
Sipas informacioneve të para, punëtorët kanë arritur t’i ndalin të dyshuarat, por të njëjtat më pas kanë sulmuar punëtorët e supermarketit, derisa ka intervenuar Policia.
Njësitë policore i kanë arrestuar vajzat e dyshuara dhe të njëjtat janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar nga hetuesit.
Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit.