Dy vëllezërit në Vushtrri kërcënojnë një person, ai kërkon ndihmën e Policisë

Rastet e kërcënimeve në Kosovë janë pothuajse të përditshme. Shpesh herë ato ndodhin për arsye banale, por për shkak të rrezikut që u kanoset, qytetarët detyrohen të kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i zgjidhur problemet.

Një rast i tillë ka ndodhur dje pasdite në rrugën ‘Bedri Pejani’ në Vushtrri, ku dy vëllezër dyshohet  se kanë kërcënuar një person.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se viktima ka qenë dëshmitar në një rast tjetër ku ishin përfshirë dy të dyshuarit, të cilët së fundi u  kthyen te 39-vjeçari dhe e kërcënuan se do merren me të posa ta përfundojnë punën me shokun e tij.

Përballë kësaj situate, viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë, me ç’rast dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti ‘Kanosje’ dhe ata do të hetohen në liri.

Related Articles