Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit E.C për veprat penale, Legalizim i përmbajtjes se rreme, Mashtrimi dhe Falsifikimi i dokumentit.
I akuzuari E.C është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite e 6 (gjashtë) muaj dhe dënim me gjobë në vlerë prej 6.000 (gjashtë mijë) euro për këto vepra.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.