Dy vjet luftë në Gaza – Një fëmijë i vrarë çdo 52 minuta nga ofensiva izraelite

Dy vjet luftë në Gaza – Një fëmijë i vrarë çdo 52 minuta nga ofensiva izraelite

Avokuesit e të drejtave të njeriut kanë bërë thirrje për ndërprerjen e ofensivës izraelite në Gaza dhe lirimin e të gjitha pengjeve nga Hamasi.

Mbi 24 muaj luftë kanë zhdukur familje të tëra, kanë lënë dhjetëra mijëra fëmijë jetimë dhe sipërfaqe të mëdha të Gazës të pabanueshme, raporton CNN.

Gratë po pësojnë aborte spontane pasi detyrohen të ndërmarrin udhëtime të lodhshme për t’u zhvendosur nga veriu në jug të Rripit të Gazës, ka thënë zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder.

“Nënat mbajnë fëmijët lëkura e të cilëve rrjedh gjak nga plagët. Fëmijët dridhen nga sulmet ajrore të papushueshme. Të gjithë bartin njëfarë përgjegjësie për këtë, por ka vetëm një viktimë. Dje, sot, dhe pa veprimet konkrete, nesër. Fëmijë palestinezë”, ka thënë ai.

Ministria palestineze e Shëndetësisë të martën publikoi të dhënat e pasojave që ka lënë lufta në fëmijë:

Të paktën 20,179 fëmijë të vrarë

Të paktën 1,029 fëmijë nën moshën 1 vjeç janë vrarë

Të paktën 420 foshnja janë lindur e më pas janë vrarë

Të paktën 58,554 fëmijë kanë mbetur jetimë

Të paktën 1,102 fëmijë janë të gjymtuar

Të paktën 914,102 fëmijë janë privuar nga edukimi.

Related Articles