Dy zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) janë kapur duke kontrabanduar mallra nga Serbia në mëngjesin e së enjtes së 1 shkurtit në Bistricë të Leposaviqit.
Dy zyrtarët e dyshuar, Lazar Peroviq dhe Tomislav Janiçjeviq, shërbejnë si mbledhës tatimor në Departamentin e Mbledhjes së Detyrueshme të ATK-së me seli në Prishtinë.
Sinjali ka siguruar pamjet e veturës që dyshohet se u përdor në rast, si dhe dokumentet personale, përfshirë ato zyrtare të ATK-së, të të dyshuarve.