Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj H.Rr. dhe L.V. për veprat penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare” dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.
H.Rr., i cili ka shërbyer si zyrtar i gjendjes civile në Vushtrri, akuzohet se ka abuzuar me detyrën e tij në katër raste gjatë viteve 2016-2017, shkruan Gazeta Enigma.
Ai dyshohet se ka regjistruar katër persona me të dhëna fiktive, duke i pajisur me numra personalë dhe dokumentacion, në shkelje të Ligjit për gjendjen civile dhe ligjeve të tjera përkatëse.
Nga ana tjetër, L.V. akuzohet se më 19 qershor 2017 ka përdorur një dokument të falsifikuar për të mashtruar zyrën e regjistrimit civil, duke arritur të regjistrohet dhe të marrë numrin personal pa qenë i regjistruar në librat amëz të lindjes.
Prokurori i Shtetit ka propozuar që të dy të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit./GazetaEnigma/