Ditë më parë është hapur afat i dytë për aplikim për subvencionim të pajisjeve efiçente të energjisë.
Është deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili ka vënë dyshime në realizueshmërinë e këtij procesi.
“Ka keqmenaxhim dhe keqpërdorim të detyrave zyrtare në pjesën e subvencioneve. Dyshoj që ka keqpërdorim. Është e pamundur që të ketë implementim kaq të shpejtë në kohë kaq të shkurtër”, është shprehur Lushtaku për Klan Kosovën.
“Ftoj prokurorinë për mbikëqyrje sepse ka keqpërdorim. Nuk është vendosur asnjë kriter që ato t’i marrin njerëzit që e meritojnë”