Dyshime për marrje ryshfeti, arrestohet një zyrtar komunal në Gjakovë

Dyshime për marrje ryshfeti, arrestohet një zyrtar komunal në Gjakovë

Policia e Kosovës, përmes Njësisë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë, ka arrestuar një zyrtar të administratës lokale nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Marrje ryshfeti”.

Hetimet kanë nisur pas pranimit të informatave për korrupsion, ndërsa në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Gjakovës, është zbatuar një masë e veçantë e hetimit me urdhër të Gjykatës kompetente.

Gjatë realizimit të masës, policia ka siguruar prova materiale dhe ka sekuestruar paratë që ishin objekt i simulimit. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, por ka vendosur të ushtrojë të drejtën e tij për të mbetur në heshtje.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh. Hetimet janë ende në fazën fillestare dhe pritet të vazhdojnë për ndriçimin e plotë të rastit.

Related Articles