Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka deklaruar se qytetarët që furnizohen nga kjo kompani nuk kanë nevojë të shqetësohen pasi gjendja e ujit është si duhet. Kjo pasi në këtë komunë qytetarët janë shqetësuar për gjendjen e ujit, pas situatës së krijuar në Deçan, e ku 1.500 banorë kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e helmimit.
Në komunikatë KRU “Gjakova” shkruan se këtë njoftim po e bëjnë pas dyshimeve për kontaminim të ujit të pijes në Komunën e Deçanit.
“Pas dyshimeve për kontaminim të Ujit të Pijes në komunën e Deçanit, ku burimi i ujit që furnizon këtë pjesë është nën menaxhimin e ujësjellësit – KRU”Hidrodrini” dhe nuk ka të bëjë aspak me zonën furnizuese të KRU”GJAKOVA”, janë shfaqur dyshime dhe shqetësime të pabazuara edhe tek banorët e komunës së Gjakovës”, thuhet në njoftim.