Dyshimet për keqpërdorim të votave nga Martin Berishaj, reagon Çitaku

Dyshimet për keqpërdorim të votave nga Martin Berishaj, reagon Çitaku

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi Prokuroria Themelore ka nisur hetimet ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt, i cili dyshohet se personalisht i çoi votat e diasporës në ambasadë.

Çitaku tha se nuk e di edhe çka duhet të bëjë Berishaj për t’u shkarkuar nga detyra e ambasadorit të Kosovës në Kroaci.

“Pa një zor të madh nuk ishin ngritë në këmbë i madh e i vogël brenda VV-së për me e mbrojtë”.

“E në anën tjetër, nga TV Istogu, Kryeministri i përkohshëm i Kosovës së përhershme paska thënë që Kosova kurrë më mirë punët me Amerikën nuk i ka pasë”, tha Çitaku.

Më tej, ajo për Kurtin tha se ose jeton në një univers paralel ose shtrembëron fakte qëllimshëm “por, një e di, Kosova mundet #MaMirë”.

Related Articles