Gjatë së hënës, në Vushtrri është arrestuar një person.
Në fakt ai është vet-dorëzuar në polici nën dyshimet për fajde.
Siç njofton policia, me vendimin e prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Me datë 13.01.2025 është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi i njëjti është paraqitur tek njësitet policore nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur”, thuhet në raportin 24 orësh. /Gazeta Enigma