Dy vëllezërit që dyshohen për plagosjen e një personi në Mitrovicë, janë ende në arrati.
Kështu të paktën deklarohet policia në raportin 24 orësh, njofton Klankosova.tv
Një incident që klasifikohet si “Vrasje e rëndë në tentativë”, ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë.
Dy persona (vëllezër), për motive të panjohura kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa të dyshuarit gjenden në arrati.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja dhe një predhë.
Rasti është duke u hetuar.