Dyshohet për të shtëna me armë, në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë

Dyshohet për të shtëna me armë, në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë

Para pak minutash, në media u raportua se dyshohet që në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë janë dëgjuar të shtëna me armë, raporton Gazeta “Enigma”.

Bazuar në informacionet e para, Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendngjarje. 

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa sipas disa pamjeve të publikuara dy persona janë vërejtur duke vrapuar – njëri prej të cilëve me armë në dorë.

Gazeta “Enigma” ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje për konfirmim të lajmit.

Related Articles