Dyshohet për vjedhje, Policia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin e një personi

Dyshohet për vjedhje, Policia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin e një personi

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje.

“Sektori i hetimeve të kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi”, thuhet në kërkesën e Policisë.

Në këtë njoftim janë bashkangjitur edhe dy fotografi të personit të dyshuar. 

Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, Policia ka lutur që të kontaktohet në numrin e telefonit 192 ose përmes emailit: [email protected].

Related Articles