Njësi të zjarrfikësve kanë intervenuar mbrëmjen e së shtunës në objektin e Radio Kosovës, pas dyshimeve se një nga zyrat e objektit është përfshirë nga flakët.
Dy ekipe zjarrfikësish janë parë në afërsi të objektit. Zjarrfikësit i kanë thënë kohës se kanë pranuar thirrje se ka dalë tym nga ky objekt. Në vend të ngjarjes janë edhe njësitet policore.
Aktualisht objekti i Radio Kosovës është pa energji elektrike.