Presidenti i Chelseas, Roman Abramoviq, dyshohet të jetë helmuar bashkë me dy negociatorë ukrainas të paqes.
Kjo gjë raportohet të ketë ndodhur në fillim të këtij muaji, pasi miliarderi rus ishte takuar me akterë rusë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, me synimin e gjetjes së një zgjidhjeje paqësore midis dy shteteve që janë përfshirë në luftë.
Pas këtij takimi, Abramoviqi dhe dy zyrtarë të lartë nga ekipi ukrainas kishin filluar të kenë simptoma si sy të skuqur e të lotuar, si dhe lëkurë të qëruar në fytyrë dhe duar.
Analistët në Bellingcat e kanë konfirmuar se këto simptoma konsistojnë me ato të helmimit me armë kimike./Gazeta Enigma/