Dyshohet se Dardan Krivaqa e vrau 18 vjeçaren për arsyje gjelozie, e akuzonte për tradhëti

Dyshohet se Dardan Krivaqa e vrau 18 vjeçaren për arsyje gjelozie, e akuzonte për tradhëti

Gjykata Themelore në Ferizaj në njoftimin e të martës ka dhënë detaje, lidhur me dyshimet e para që quan në vrasjen e 18 vjeçares, M.O nga Ferizaji, raporton Gazeta “Enigma”.

“Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.S. shtetas Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të kryer në bashkëkryerje vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 dhe 1.8 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e Gjykatës, teksa të njejtit kanë publikuar detaje për rastom.

Tutje në njoftim thuhet se Krivaqa dyshonte se M.O po e tradhtonte atë me fjalin e dajës së të pandehurit.

 “Ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 22 gusht 2021, në Ferizaj, në banesën e të pandehurit D.K., me dashje, në mënyrë mizore për motive të ulëta-gjelozie, për shkak se i pandehuri D dyshonte se e ndjera M.O. e kishte tradhtuar me djalin e dajës së të pandehurit D., për këtë arsye i pandehuri D, një natë përpara, ka ushtruar fillimisht dhunën psikike, e pastaj edhe dhunën fizike, e cila ka vazhduar edhe ditën kritike, derisa e ndjera ka ndërruar jetë, ndërsa i pandehuri A.S., gjatë gjithë kohës ka qenë i pranishëm, në vendin e ngjarjes, e i cili edhe ka marr pjesë në ushtrimin e dhunës fizike dhe psikike, me këtë ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në kryerjen e veprës penale, gjegjësisht vdekjen e të ndjerës, dhe më pas të njëjtën e dërgojnë dhe e lënë në spitalin e përgjithshëm në Ferizaj, pa shenja jete, ndërsa dy të pandehurit ikin në drejtim të panjohur”, thotë Gjykata.

Kujtojmë se Krivaqa u arrestua para pak qastesh në afërsi të fshatit Sojevë, të Ferizajit. /Gazeta Enigma.

Related Articles