Policia e Kosovës ka arrestuar të martën në Prishtinë një person, nën dyshimin se ka dhunuar një grua.
Sipas njoftimit të policisë të mërkurën, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar në bazë të dyshimit se i njëjti ka abuzuar-dhunuar viktimën femër kosovare. I njëjti me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.