Dyshohet se dhunoi një person nën 16-vjeç

Dyshohet se dhunoi një person nën 16-vjeç

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Xh.B., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhunimi”.

Sipas njoftimit të gjykatës, nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, dyshohet se “i pandehuri Xh.B., gjatë muajit nëntor/dhjetor të vitit 2022, në Komunën e Suharekës, me dashje e detyron viktimën nën moshën 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjeç për të kryer aktin seksual, për të cilin e di se është i ndjeshëm për shkak të moshës”.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata thotë se ka marrë parasysh faktin se hetimet në këtë çështje penale sapo kanë filluar, dhe duke pasur parasysh peshën e veprës penale, me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku potencial që i njëjti mund të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale.

“Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se ekzistojnë arsye për caktimin e paraburgimit, duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale, pasi që i dëmtuari është nën moshën 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjeçare, dhe i pandehuri dyshohet se duke e kanosur kryer veprën penale të dhunimit. Nga këto rrethana dhe pesha e veprës penale, është konstatim i Gjykatës se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm”, thotë Gjykata në njoftim.

Kurse a do të argumentohen këto fakte, Gjykata thotë se do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale. 

Related Articles