Dyshohet se është ngacmuar seksualisht një e mitur 

Dyshohet se është ngacmuar seksualisht një e mitur 

Një vajzë e mitur kishte raportuar në polici të enjten se ishte ngacmuar seksualisht nga një person i moshës madhore, në Prishtinë.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se, lidhur me rastin, si i dyshuar është intervistuar një person.

Policia shton se, pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Related Articles