Dy persona dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri të premten rreth orës 13:49 në fshatin Komoranë, në Gllogoc.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të armës së zjarrit.
Tutje në raport bëhet e ditur se gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar dy revole dhe pesë fishekë.
“Është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri. Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të armës së zjarrit. Në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar dy revole dhe pesë fishekë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.