Banorët e rrugës ‘Avdyl Henci’ në fshatin Henc do të mbesin pa ujë të pijes deri në identifikimin e vatrës kundërmuese.
Kështu ka bërë të ditur KRU Prishtina, e cila përmes një komunikatë për media njoftoi se analizat e ujit kanë rezultuar me parametra të rregulla dhe nuk janë vërejtur ndonjë baktere, as ndonjë aromë e keqe.
“Tashmë uji është ndërprerë për shkaqe sigurie dhe ekipet janë në terren për identifikimin e vatrës së kundërmimit. Dyshimet janë se ndonjë nga puset private po futë ujin në sistemin e shpërndarjes. Mungesë të furnizimit për fshatin Henc do të ketë deri në identifikimin e vatrës kundërmuese”, thuhet në njoftim.