Dyshohet se shpërtheu një tub nëntokësor i gazit në Afrikën e Jugut, nëntë të lënduar

Dyshohet se shpërtheu një tub nëntokësor i gazit në Afrikën e Jugut, nëntë të lënduar

Një shpërthim i tubit nëntokësor të gazit dyshohet se në qytetin Johanesburg të Afrikës së Jugut qau rrugën dhe përmbysi më shumë se 20 makina të mërkurën, si dhe la të plagosur të paktën nëntë persona, thanë autoritetet.

Të nëntë personat u dërguan në spital me lëndime që autoritetet thanë se nuk ishin kërcënuese për jetën. Njerëz të tjerë u evakuuan nga zona për shkak të frikës së një shpërthimi të dytë.

“Ndërtesat janë në rrezik për t’u shembur. Dëmi është i madh”, tha Panyaza Lesufi, kryeministri i provincës Gauteng, ku ndodhet Johannesburgu.

Furnizuesi i gazit në Johanesburg, Egoli Gas, në një deklaratë tha se nuk kishte gjasa që një nga tubacionet e tyre të kishin shpërthyer.

Kompania tha se nuk kishte ndërprerje në furnizimin e saj në zonë dhe hetuesit e saj nuk kishin gjetur asnjë rrjedhje të gazit, shkruan AFP.

Related Articles