Dyshohet se vajza vrau të atin me ndihmën e të dashurit 55 vjeç në Fier

Dyshohet se vajza vrau të atin me ndihmën e të dashurit 55 vjeç në Fier

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen makabre që ndodhi dy ditë më parë në Frashër të Fierit, ku një vajzë 26-vjeçare ka ekzekutuar babanë e saj 56-vjeçar, A.R., brenda në shtëpi.

Sipas raportimit të Top Channel, krimi dyshohet të ketë ndodhur në prezencë të nënës së vajzës dhe një personi tjetër, Ç.D., 55 vjeç, i cili më pas është zbuluar se kishte marrëdhënie intime me të bijën e viktimës.

Hetimet paraprake tregojnë se vajza fillimisht ka goditur babanë në organet gjenitale, duke e rrëzuar në tokë. Më pas, Ç.D. e ka mbajtur nga duart, ndërsa ajo e ka mbytur me tel. Nuk përjashtohet mundësia se janë përdorur edhe mjete të forta dhe prerëse gjatë aktit.

Nëna e vajzës dyshohet se ka ndihmuar në fshehjen e gjurmëve të krimit dhe pastrimin e gjakut nga trupi i viktimës.

Krimi u zbulua pas përgjimit të telefonit të vajzës, ku pas ngjarjes ajo ka komunikuar me bashkëpunëtorin Ç.D., i cili rezulton të jetë i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

Të tre personat – vajza, nëna dhe Ç.D. – janë arrestuar nga policia, ndërsa hetimet për këtë ngjarje tronditëse vijojnë.

Related Articles