Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të mitur nën dyshimin se kanë vjedhur 300 euro në një xhami.
Sipas njoftimit, vjedhja dyshohet se ka ndodhur më 10 shtator në fshatin Petrovc të Kamenicës, rreth orës 05:30.
“Janë arrestuar dy të dyshuar të mitur, pasi që ditë më parë kishin vjedhur rreth 300 euro nga arka e ndihmave të xhamisë së fshatit” – ka thënë Policia e Kosovës.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.