Policia e Kosovës bën të ditur se një person ka kërkuar trajtim mjekësor në Qendër të Mjekësisë Familjare më pas është dërguar në QKUK dhe i njëjti dyshon se gruaja i ka hedhur diçka të dëmshme në ushqim.
Rasti ka ndodhur më 11 shtator, në orën 19:00 në Skenderaj.
“Skenderaj 11.09.2022 – 19:00. Viktima mashkull kosovar fillimisht është trajtuar në QKMF e më pas është dërguar në QKUK për tretman. Viktima dyshon se bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare i kishte hedhur diçka të dëmshme në ushqim”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.