Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast dhunimi që kishte ndodhur në gusht të vitit 2022 në Fushë Kosovë.
Viktima femër ka raportuar rastin në polici më 17 mars 2023. Ajo ka raportuar se pasi kishte përfunduar punën, i dyshuari mashkull kosovar kolegu i saj e kishte shoqëruar me veturë.
“Gjatë gjithë kohës sipas viktimës i dyshuari kishte pirë duhan duke i hedhur tymin në fytyre saj, ku viktima dyshon se kishte qenë narkotikë dhe nuk kishte më në dijeni se çfarë kishte ndodhur”, njofton policia.
Andaj viktima dyshon se ishte dhunuar pasi që pastaj gjatë gjithë kohës i dyshuari e kishte kanosur dhe për këtë arsye nuk e kishte raportuar rastin.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /