Shefqet Zeqiri e akuzon gruan e tij për dhunë.
Këtë ai edhe e tregoi më gjerësisht në Kosova Today.
“Një njeri vetëm të akuzon por nuk ka prova, nuk e di. Ajo më ka xhelozuar gjithmonë, dhe çdo herë kam qenë i shtypur nga ajo, nuk kam dashtë të vazhdojë më me këto probleme. Në vitin 2018 kemi vazhduar me gjykatë, ajo ndaj meje çdoherë ka bë keq ndaj meje, dëshira e saj ndaj meje ka qenë që unë të zhdukem”, tha Zeqiri.
“Në vitin 2018 më 12 dhjetor unë jam prangosur, nga shpifjet dhe gënjeshtrat e saj, katër herë jam prangosur. Gjoja kinse unë jam duke përdorur dhunë në familje, jo. Ka gjetur përkrahje në polici e gjyqësi, i shantazhin i gënjen”.
Ai shprehet se ai iu është lutur gruas të tij që t’ia tregoj hallin e saj, por këtë gjë ajo nuk e ka bërë.
Po ashtu ai gjatë emisionit, drejtpërdrejti shqeu certifikatën e martesës së tyre.