Vedat Muriqi nuk ka treguar as gjysmën e asaj që është pritur në Serie A. Sulumesi kosovar ka realizuar vetëm dy gola dhe një asistim në 29 paraqitjet me Lazion, shumicën prej të cilave i ka zhvilluar si zëvendësues.
27 vjeçari si duket nuk është më në planet e klubit italian, dhe mund të largohet nga Italia. Mediat turke raportojnë se për Muriqin janë të interesuara Fenerbahce dhe Besiktas. Ai gjatë verës mund të kthehet te Feneri, klubi ku kishte shkëlqyer gjatë qëndrimit të tij paraprak, para se te tranferohej te Lazio, por, edhe interesimi i Beshiktashit mund të jetë ‘intrigues’ për ish-futbollistin e Lirisë, raporton Gazeta Olle.