Vajza e Jakup Krasniqit, Gresa, bashkë me të bijën sot e ka vizituar ish-kryeparlamentarin në Hagë.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka treguar se Krasniqi edhe i ka thurur disa vargje mbesës Odetë.
Lexojeni më poshtë shkrimin e plotë:
“Këtë të madhe ditë
Gjyshi yt Odetë
Nga tridhjet gushti e ka pritë
Dhomen e ndejës e mbushe dritë
E bëre burgun me shndritë
E bukura Odetë,
Perqafimin që bëmë sot,
Do e kujtoj për jetë e mot,
Fat të madh paç në këtë botë!”
Jakup Krasniqi
18 dhjetor 2024